Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj dyshimeve për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti kërkojnë që institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë në këtë çështje. “Në veçanti Prokuroria, urgjentisht dhe detajisht të hetojnë të gjitha pretendimet për keqpërdorime të rënda mbi jetën dhe shëndetin e pacientëve. BDI përkrah tërësisht aksionin e realizuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dhe fton institucionet që hetime të tilla të zhvillohen edhe në klinikat dhe institucionet tjera. Këto pretendime përfshijnë njerëz të involvuar ndër vite dhe ndër administrata, prandaj partitë politike duhet të qëndrojnë larg nga hetimet dhe mos t’i kompromitojnë ato, por t’i përkrahin pa rezervë. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe mos të keqpërdoret për qëllime politike në momentin që vendi gjendet para një tjetër sfide të rëndësishme. BDI gjithashtu apelon që mos të linçohet i tërë personeli mjekësor të cilët janë në krye të detyrës dhe shpëtojnë jetë çdo ditë”, thonë nga BDI
Read Next
1 day ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
1 day ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
1 day ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
1 day ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
1 day ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
1 day ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
1 day ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
1 day ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
1 day ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
1 day ago