GostivarLajme

Taravari së bashku me ministren e ekologjisë Kaja Shukova, morën pjesë në hapjen solemne të punëtorisë “Progres” pranë Shkollës së Mesme Teknike Komunale në Gostivar

Kryetari I Komunës së Gostivarit Arben Taravari mori  pjesë së bashku me ministren e ekologjisë, znj. Kaja Shukova, në hapjen solemne të punëtorisë “Progres” pranë Shkollës së Mesme Teknike Komunale në Gostivar.

Kjo punëtori, e para e këtij lloji në nivel të shtetit tonë, do të shërbejë për riparim të aparaturave dhe pajisjeve të ndryshme shtëpiake dhe për punë praktike të nxënësve të kësaj shkolle. Punëtoria multifunksionale, ka për qëllim që të nxisë qytetarët që pajisjet e vejtra t’i riparojnë në vend që t’i hedhin, me çka do të kontribuojmë në zvogëlimin e mbeturinave në komunën tonë. Kjo do të shërbejë edhe për zhvillimin dhe ruajtjen e kohezionit në nivel lokal.

Taravari poashtu ka falenderuar këshilltaren e qytetit Ema Neshkoska, nga e cila thotë se doli ideja për punëtorinë në fjalë, si dhe Fondacionon “Fredrich Ebert” për suportin e dhënë.

Show More

Related Articles

Back to top button