LajmeMaqedoni

Pendarovski priti aktivistët e iniciativës “Më mirë për Tetovën”

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e nismës “Më mirë për Tetovën”. Në takim përfaqësuesit e iniciativës ia prezantuan presidentit Pendarovski aktivitetet e tyre të deritanishme.

Përfaqësuesit e iniciativës theksuan kërkesat e tyre për zgjidhje më të shpejtë institucionale të rasteve të aksidentit të autobusit afër Llaskarcës në vitin 2019, rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë dhe aksidentin e autobusit në Bullgari në vitin 2021 dhe zhvillimet e fundit në Klinikën universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e respektimit të parimit të sundimit të ligjit, në drejtim të ndërtimit të një shteti funksional juridik. Presidenti Pendarovski apeloi deri te institucionet kompetente për zbardhje të plotë, të shpejtë dhe efikase të të gjitha rasteve dhe dënim jo selektiv dhe të drejtë për përgjegjësit.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button