GostivarLajme

Aktivitet koordinues i SPB Tetovë me drejtuesit e kompanive që kryejnë transportin e nxënësve

Në funksion të transportit të rregullt dhe të sigurt të nxënësve në shkollat e tyre dhe anasjelltas, në Gostivar është mbajtur takimi i zyrtarëve policor nga Seksioni për parandalim të SPB Tetovë dhe pronarëve dhe personave përgjegjës të kompanive që kryejnë transportin e nxënësve. Në takim, transportuesit e pranishëm u udhëzuan të kontrollojnë në kontinuitet rregullshmërinë teknike të autobusëve dhe furgonave në mënyrë që nxënësit të shkojnë në shkollë dhe shtëpi të sigurt.

Transportuesit e përzgjedhur për të kryer këtë obligim kanë shprehur gatishmërinë e plotë që, pa përjashtime, transporti i planifikuar do të bëhet sipas dinamikës së dakorduar.

Takimet me drejtorët e shkollave nga rajoni i Pologut janë planifikuar deri në fund të muajit.

Show More

Related Articles

Back to top button