Ermedin Adem dhe skuadra e Voska Sport, kanë ndarrë rrugët miqësisht. Ndarja ka ardhur pas pakënaqësive të Ermedin Adem rreth hapësirave që kishte nën urdhërat e trajnerit Miljan Radoviç te skuadra shqiptare nga Ohri, me të cilën këtë edicion luajti në vetëm dy ndeshje.
Adem skuadrës së Voska Sport iu bashkua janarin e këtij viti, kur erdhi nga rradhët e Makedonija Gj.P., ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me FC Shkupin, Milanon e Kumanovës, Teteksin dhe Renovën.