BotaGostivarLajme

Komuna e Gostivarit me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nobelistit tonë, Ferid Murad

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nobelistit tonë të respektuar, Ferid Murad.

Ai ndahet fizikisht nga ne, por puna dhe veprat e tij të jashtëzakonshme do të kujtohen gjithmonë. Nobelisti me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit i la botës trashëgimi zbulimin e rolit të azotit si sinjal molekularë në rregullimin e sistemit kardiovaskular. Ferid Murad ishte një mjek dhe farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998.

Komuna e Gostivarit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button