“Aleatët e Rusisë” po minojnë procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo ka qënë akuza e drejtëpërdrejtë që kryeministri Albin Kurti bëri nga Talini i Estonisë.
Gjatë fjalës së tij në Samitin “Open Government Partnership”të mërkurën, Kurti tha se kërcënimet kibernetike nga aleatët e Kremlinit po kthehen në një problem shqetësues dhe po intensifikohen nga dita në ditë.
“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen.
Kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.
Edhe më herët, autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se po vepron nën ndikimin e Rusisë për nxitjen e tensioneve në Kosovë, madje kanë pretenduar se po tentohet të zbatohet I njëjti skenar me atë të Ukrainës. Duke paralelizuar anëksimin e krimesë me një plan të mundshëm për aneksimin e veriut të Kosovës.