LajmeSport

“Lëkunden” Sallah e Liverpulli, vjen oferta joshëse nga Arabia Saudite

Pak orë pas mbylljes së merkatos së futbollit në Arabinë Saudite, ka një rinisje nga Al-Ittihad, i gatshëm të paguajë mbi 250 milionë euro për të “rrëmbyer” Mohamed Sallah-un.

Një ofertë e paprecedentë në historinë e futbollit, e cila, megjithë sigurimet e Jurgen Klopp, tashmë duket se po lëkund jo vetëm të kuqtë e “Anfiled”, por edhe vetë sulmuesin egjiptian.

Klubi saudit është gati ta mbulojë me ar “Faraonin”, me një kontratë 3-vjeçare, me mbi 100 milionë euro në sezon, përfitime të shumta dhe kontrata të tjera sponsorizimi. Përgjigja përfundimtare nga i interesuari pritet në orët në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button