LajmeRajon

Diplomacia serbe pranon dështimin

Shqipëria nëpërmjet ambasadorit shqiptar në OKB, Ferit Hoxha ka vendosur për të mos lejuar mbajtjen e një senace urgjente të këshillit të sigurimit për Kosovën.

Kjo nuk mund të ndodhë në këtë fund Shtatori kur në New York në selinë e OKB-së do të jenë liderët botërorë ndaj kjo situatë ka provokuar irritimin e diplomacisë serbe. Kryediplomati Daçiç tha se për shkak të presidencës shqiptare në këtë organizëm Serbia po pret fundin e vitit kur këtë rol ta marrë Kina.

“Komuniteti ndërkombëtar është i shurdhër dhe nuk po reagon kur bëhet fjalë për lëvizjet e Prishtinës. Presidenti Vuçiç ka zhvilluar konsultime edhe me vendet që janë miqtë tanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fatkeqësisht, vendimet nuk mund të merren në seancën e Këshillit të Sigurimit, sepse ato vendime kërkojnë konsensus.”

Presidenti Vuçiç njoftoi se do të kërkonte një seancë të posaçme urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të ngjarjeve në Kosovë dhe presioneve të mëdha ndaj serbëve. Shqipëria kryeson Këshillin nga 1 Shtatori deri më 1 Tetor dhe më vonë këtë rol e marrin Kina dhe Ekuadori.

“Ata nuk po e mbrojnë Prishtinën, po e mbrojnë veten dhe veprimet e asaj periudhe kur e njohën Kosovën kundër parimit të mbrojtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit ndaj duan të që tregojnë me të gjitha forcat se kishin të drejtë. Kufiri i tolerancës sonë është siguria e serbëve në Kosovë. Nëse nuk e ndalojnë Kurtin, ai sigurisht që do të dëbojë serbët nga veriu i Kosovës.”

Daçiç shpreson se seanca e rregullt e OKB-së për Kosovën do të mbahet në Tetor.

Show More

Related Articles

Back to top button