Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në konferencën “Ditët e Amerikës në Beograd” ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë nuk mund të varen nga ajo që thonë disa vende të treta, duke theksuar se ato janë stabile dhe se duhet të punohet për përmirësimin e tyre të mëtejshëm.
Hill shtoi se ka më shumë gjëra që i lidhin SHBA-në dhe Serbinë sesa i ndajnë ato.
Ai theksoi rëndësinë e rrugës së Serbisë drejt integrimit evropian.
“Por pavarësisht politikës së përditshme dhe krizave globale, Serbia arrin të dalë nga situata dhe të vazhdojë me aspiratat për të hyrë në BE”, ka deklaruar Hill.