LajmeMaqedoni

Rishpërndarja e buxhetit për vitin 2023 në total është 18 miliardë e 215 milionë denarë

Është aprovuar vendimi për rishpërndarjen e buxhetit 2023, për nevojat që kanë ardhur si rezultat i krizës së çmimeve dhe krizës energjetike. Me këtë rialokim të mjeteve nuk do të ketë rritje të deficitit buxhetor i cili është paraparë në 4.6 % të bruto prodhimit vendor. Në total është 18 miliard e 215 milionë denarë, që sigurohen me rialokimin e brendshëm. Për 106 mijë të punësuar e sektorit publik përfshihen rreth 3 miliardë denarë.

“Te pagat kemi rritje 4,25 miliardë denarë, ndërsa sigurojmë edhe mjete prej 3 miliardë denarë sa i përket pensioneve, pensioneve për 336 mijë pensionist në vendin tonë dhe ku parashihet një rritje prej 6% në shtator të këtij viti, 600 milionë denarë gjithashtu transfer nga buxheti qendror tek shtylla e dytë e pensionistëve e cila është për të furnizuar fondin pensional shtyllën e dytë dhe jo vetëm për sektorin publik por për të gjithë të punësuarit”, theksoi Fatmir Besimi-ministër i Financave.

Subvencionet në bujqësi do të jenë 800 milionë denarë shtesë. Ka rritje edhe në shëndetësi dhe arsim.

 “Për Trikafka ka 55 pacientë dhe janë ndarë 100 milionë denarë, për veturat ambulant 25 milionë për këtë vit, për senzorët digjital për sëmundjen e sheqerit 20 milionë denarë dhe mjete shtesë sa i përket pagesës gjatë periudhës së sigurimit shëndetësor për periudhën e shtatzënisë 200 milionë denarë. Në arsim për përkthime dhe shtypje te librave shtesë 106 milionë denarë, 290 milionë denarë për standardin studentor, për bursa dhe ushqim”, pohoi Fatmir Besimi-ministër i Financave.

Gjithashtu ka rritje për subvencionet që jepen për investitorët brenda vendit 1 miliardë denarë, 580 milionë denarë shkojnë për investitor të brendshëm ndërsa 200 milion denarë për investitor të huaj dhe 300 milionë denarë për drejtorin e zonave të lira ekonomike. Ndërsa për masat antikrizë janë dedikuar 4.55 miliardë denarë. 

Show More

Related Articles

Back to top button