LajmeMaqedoni

Syria Rashidi shkarkohet nga detyra e drejtorit të MEPSO?!

Klan Maqedoni duke u thirrur në burime të saj ka bërë të ditur se pas mosmarrëveshjeve brenda partiake, ish deputeti Syrija Rashidi është shkarkuar nga posti drejtor gjeneral i Sh.A. MEPSO.

Lajmin Rashidi e ka marrë në Bruksel, ku ndodhet në vizitë zyrtare.

Klan M kontaktoi me Rashidin për ti konfirmuar apo mohuar këto informacione, por ai deri më tani nuk është prononcuar.

Fillimisht shkarkimi i Rashidit pritet të kalojë edhe në seancë qeveritare, ndërsa Klan M mëson se në vend të Rashidit pritet të emërohet Zudi Koka nga e njejta parti.

Show More

Related Articles

Back to top button