LajmeMaqedoni

“U munduan të na heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro”, familjarët e viktimave në spitalin modular kërkojnë procedurë të re gjyqësore dhe shkarkimin e disa prokurorëve

“U munduan të na heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro”, familjarët e viktimave në spitalin modular kërkojnë procedurë të re gjyqësore dhe shkarkimin e disa prokurorëve

Sot i gjithë shteti feston , kurse ne jemi mbledhur t’i përkujtojmë familjarët tonë që para 2 viteve u dogjën këtu në spitalin modular, këtë e tha njëri nga familjarët e viktimave të tragjedisë së para dy vjetëve në spitalin modular të Tetovë, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Familjarët kërkojnë që sërish të hapet procedurë gjyqësore për shkaqet e zjarrit dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me prokurorin republikan Lubomir Joveski.

“Ata sot nuk janë në mesin tonë, vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. U munduan të na frikësojnë dhe të heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro dhe tentuan t’i fshehin fajtorët e vërtet të kësaj tragjedie, tymi i zi atë natë që mbuloi qytetin, sot po mbulon drejtësinë e këtij qyteti. Kërkojmë shkarkim të Prokurorit republikan Joveski bashkë me kryeprokurorin e Tetovës Besir Aliu, prokurorët Zorica Pavlloviç, Dejan Petrevski, Hanefi Ahmeti dhe të tjerët të involvuar në këtë krim”, tha njëri nga familjarët.

Show More

Related Articles

Back to top button