LajmeMaqedoni

Tragjedia në prag të Ditës së pavarësisë në Maqedoni, babë e bir digjen në shtëpinë e tyre

Dy persona nga Prilepi, babë e bir, kanë vdekur mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre familjare në Prilep. Zjarri është raportuar tek autoritetet mbrëmë rreth orës 21:45. Njëri prej tyre është gjetur në dhomën e ditës dhe është djegur plotësisht, ndërsa tjetri është mbytur në korridorin e shtëpisë.

Zjarri është shuar dhe është penguar që të përhapet në katin tjetër dhe në shtëpitë fqinje. Policia dhe prokurori themelor publik ishin në vendin e zjarrit. Bëhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe tragjedisë. Në vendngjarje ka qenë edhe ekipi i Ndihmës së parë, që ka konfirmuar vdekjen e dy personave të Prilepit.

Show More

Related Articles

Back to top button