LajmeRajon

U zotua se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, tërhiqet Milorad Dodik

Milorad Dodik, president i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë kishte kërcenuar arrestimin e Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën.

Por Dodik i ka zbutur deklaratat duke thënë se ”Schmidt nuk është i dëshirueshëm në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Më parë Schmidt ka deklaruar se ”Dodik nuk ka kompetencë ta autorizojë arrestimin e tij“.
Ky i fundit, thotë se Smit nuk do të lejohet të hyjë në asnjë objekt qeveritar, e as të zhvillojë ndonjë takim me ndonjë zyrtar, ka raportuar Vijesti.ba.

”Asnjëri prej nesh nuk do të përdorë force” tha deklaroi Dodik, politikan kontravers i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin.

Dodik ka thënë se për sigurinë e Smit do të përkujdesen anëtarët e sigurisë, duke thënë se nuk do të perdoret forcë kundër tij.

Hans Сhristian Friedrich Schmidt është një politikan gjerman i promovuar nga disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si Përfaqësues i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën që nga gushti 2021. Ai është anëtar i Unionit Kristian Social.

Show More

Related Articles

Back to top button