Komisioni Parlamentar Legjislativo-Juridik sot do të mbajë seancë në rend dite të të cilit janë propozoim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftim dhe të Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe të qëndrimit të shtetasve, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Para Komisionit është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësor, me procedurë të shkurtuar.