BotaLajmeMaqedoni

Mishel: Kemi nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për ne

Ne kemi nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për ne. nevojitet ta revitalizojmë procesin e zgjerimit, porositi kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, duke i prezantuar konkludimet nga takimi i fundit i Këshillit të BE-së, i mbajtur më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

“Ne duhet ta revitalizojmë procesin e zgjerimit. Për atë shkak u mbajt takimi me liderët e vendeve të rajonit para Samitit të BE-së. Debati ishte i hapur, i sinqertë dhe i ashpër me shefat e shteteve dhe qeverive të këtyre vendeve”, tha Mishel.

Ai përmendi se hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë është prioritare.

“Qeveria bullgare e ngriti veton për Maqedoninë e Veriut. Dje pati delegacion në mënyrë që vendi të favorizohet procesi i inkuadrimit të këtij vendi”, tha Mishel.

Ai iu falënderua kryesimit francez për përparimin e arritur lidhur me këtë çështje dhe theksoi se nevojitet përparim në kontestet multilaterale dhe bilaterale.

Show More

Related Articles

Back to top button