LajmeRajon

Begaj: Integrimi i rajonit në BE mund të arrihet me forcimin e bashkëpunimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në Procesin e Brdo Brijunit në Shkup, ka thënë integrimi i Ballkani Perëndimor mund të arrihet vetëm me anë të bashkëpunimit.

Begaj potencoi që të inkurajohen vlerat evropiane, ku të rinjtë të ndihen optimistë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

“Në Shkup për takimin e radhës të liderëve të procesit të Brdo-Brijunit. Përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, të udhëhequr nga siguria dhe stabiliteti. Të inkurajojmë vlerat europiane, ku të rinjtë tanë të ndihen optimistë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre”, shkroi Begaj në “Facebook”.

Show More

Related Articles

Back to top button