LajmeRajon

Millanoviq: E pashpjegueshme, Ukraina mori statusin e vendit kandidat para BeH

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq pas takimit me homologët e tij të rajonit në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni që po mbahet në Shkup, tha se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia mos të ndërpresin kanalin e komunikimit.

Millanoviq tha se është i habitur që BE i ka ndarë statusin e vendit kandidat Ukrainës, para Bosnje dhe Hercegovinës.

“Ka çështje të hapura, posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk njihen mes vete, këto janë procese që zhvillohen në mënyrë paralele dhe në të njëjtën kohë dhe do ta ritheksoj edhe njëherë, mendoj se bisedimet kanë vlerë dhe se është më së keqi kur ndërpriten linjat telefonike, ajo është vdekje, vdekje për dialogun, për komunikimin për mirëkuptimin e ndërsjellë por edhe për keqkuptimin, kur ndodh diçka e tillë. Një nga momentet më të rëndësishme në kohën e fundit ka të bëjë me identitetin dhe vetrespektin e vendeve të këtij rajoni, kjo është kur Ukraina mori statusin e kandidatit para Bosnje e Hercegovinës, kjo ishte e pashpjegueshme, por ja që ndodhi”, tha Milanoviq.

Show More

Related Articles

Back to top button