LajmeMaqedoni

Komisioni Evropian “shuplakë” Maqedonisë për ndryshimin e Kodit Penal

Komisioni Evropian shprehet i shqetësuar për ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut.

Në reagim theksohet se ndryshimet janë miratuar me urgjencë dhe duke keqpërdorur flamurin evropian.

Sipas Komisionit Evropian, ndryshime të tilla do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e veprave të korrupsionit të nivelit të lartë si dhe vjetërsimin e lëndëve.

Me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u miratuan javën e kaluar me procedurë të shkurtuar, janë ulur dënimet për zyrtarët dhe nëpunësit publikë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe është ulur edhe afati i parashkrimit.

Në reagimin thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të jetë e përkushtuar në promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e mosndëshkimit. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button