LajmeMaqedoni

Avokati i Popullit për mungesën e barnave: “Ka shkelje serioze të të drejtave të qytetarëve në Onkologji”

Avokati i Popullit njoftoi se para rastit të Onkologjisë, tashmë është hapur një rast për mungesën e terapisë për pacientët. Ai tha për mediat se probleme ka edhe me zgjerimin e paletës së barnave që i refundon Fondi i Shëndetësisë, dhe me sistemin “Termini im”, të cilin e quajti jofunksional. Zyberi sot në Shtip mori pjesë në punëtorinë me temë “Bashkëpunimi i vetëqeverisjes lokale me Avokatin e Popullit dhe përfitimet e decentralizimit për qytetarët”.

“Gjashtë muaj më parë hapëm një rast për mungesën e barnave të nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Shembulli me Onkologjinë është vetëm një nga shembujt që tregon në mënyrë më të qartë  problemet me të cilat po përballemi. Këtu më duhet të konstatoj se ka shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarëve në lidhje me kujdesin shëndetësor, që shpresoj se do të marrë epilog gjyqësor”, theksoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Show More

Related Articles

Back to top button