LajmeRajon

Takimi në Bruksel pa dakordim mes palëve, deklaratat e kundërpërgjigja e Kurtit për vizitën e paralajmëruar nga Vuçiqi

Të enjten në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell fillimisht takoi ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq takime ky që i paraprinë takimit trepalësh.

Pavarësisht se takimi trepalësh u mbajt nuk ka pasur dakordim mes palëve.

Borrell në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë.

Ndërsa sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.

“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, kemi tentuar që të gjejmë zgjidhje për rrugën përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe në Kosovë]. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, është shprehur ai.

Borrell tutje ka thënë se ka propozuar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.

“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër”.

Show More

Related Articles

Back to top button