LajmeMaqedoni

Qytetarët ankohen për çmimet e larta: Masat, sa për sy e faqe

Qytetarët ankohen për çmimet jashtëzakonisht të larta. Kritikojnë masat e paralajmëruara. Thonë se ato bëhen sa për sy e faqe. Të anketuar nga Alsat qytetarët thonë se me çmimet aktuale është vështirë të mbijetosh.

“Çmimet janë të larta. Normalisht, secila ngritje e çmimeve, këndej i rrisin, pastaj i ulin, nuk ka logjikë. Është dashur ti zbresin me kohë”.

“Siç e shihni edhe vet, çmimet për çdo ditë rriten, jashtëzakonisht në masa të larta. Për popullin ato rroga që marrin tani, nuk mund të ja dalin. Njerëzit që punojnë nëse janë dy anëtarë ose tre anëtarë punojnë, mund të ja dalin disi, nëse punon vetëm një është problem”.

“Çfarë të ju them, është turp. E paparë se si jetojnë njerëzit këtu, gjithçka është keq. Kjo gjendje s`ka qenë asnjëherë”.

“Katastrofë, nuk mundemi të mbijetojmë me rrogën tonë këtu”.

“S’ka mirë te ne me 250 euro e kanë bërë 100 denarë kilogramin e domates, 150 denarë një kg oriz, lëre pash Zotin. Duhet me ra poshtë se pensionistët nuk kanë asgjë, ende ka pensionist që ka 12 mijë denarë. Turp t’i thuash ndokujt se i merr ato para. Ato para vetëm për ilaçe nuk mjaftojnë”.

“Nuk mundemi ne të presim të shtrenjtohen më shumë, që të ndikohemi. Edhe tash kemi ndikim, vjen paga, asgjë nuk ngel, keq”.

“Te unë nuk do ndryshojë asgjë, megjithatë te personat e tjerë do të jetë në rregull”. /Alsat

Show More

Related Articles

Back to top button