LajmeRajon

Vuçiçi të mos frikësohet nga Stanishiçi e të tregojë gjithçka për rastin “Panda”

Avokati serb, Ivan Niniç, në një intervistë për rrjetin ndërkombëtar të lajmeve “Al Jazeera”, ka thënë se vrasja e gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, përveçse krim i rëndë, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur për më shumë se dy dekada, përbënë turpin më të madh të shtetit të Serbisë. Niniç i cili është avokat i prindërve të viktimave të cilët u vranë në kafenenë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor të vitit 1998, ka dorëzuar në Prokurorinë e Beogradit për Krim të Organizuar kërkesën për seancë dëgjimore ku në cilësinë e dëshmitarit pritet jetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me deklaratat e tij se për rastin “Panda” ka “informata të caktuara”. “Prokuroria e Beogradit për Krim të Organizuar që nga viti 2016 ka hetuar autorin e panjohur të vrasjes së gjashtë të rinjve në ‘Panda’ dhe janë dëgjuar 39 dëshmitarë, por deri më sot nuk ka asnjë të dhënë se autorët dhe ekzekutorët do të sillen në drejtësisë”, ka thënë avokati Niniç, derisa ka shtuar se pret që Prokuroria e Shtetit të vendosë për dëshminë e Vuçiçit.

“Presidenti Vuçiç, në disa raste, del publikisht dhe dërgon një mesazh të qartë se di diçka për atë krim, por gjithmonë mbetet i paqartë. Veprime të tilla nuk kontribuojnë në zbulimin e së vërtetës, por shkaktojnë dhimbje të re në familjet e viktimave”, ka thënë avokati serb, derisa ka kërkuar nga Vuçiçi t’i ndajë “informacionet” me Prokurorinë e Shtetit. “Ne presim që prokurori të vendosë për atë propozim dhe meqë Vuçiçi shpesh thekson se nuk është njeri i ndrojtur, pres që ai të mos ketë frikë nga Jovica Stanishiç dhe të tregojë gjithçka që ai, si koordinator i shërbimeve të sigurisë, kanë mësuar për rastin ‘Panda’”, ka përfunduar avokati Niniç.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur “akt terrorist” dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Megjithatë vetë presidenti serb në vazhdimësi ka deklaruar se krimi nuk është kryer nga shqiptarët dhe se ai “pothuajse e di” çfarë realisht ka ndodhur në Pejë.

Show More

Related Articles

Back to top button