LajmeSport

Mançester Siti, hedh grepat për futbollistin e Boka Juniorsit

Në Angli janë shtuar zërat për një interesim të skuadrës së Man. Sitit për mbrojtësin e krahut të majtë të Boka Juniors, Valentin Barko. Argjentinasi është vetëm 19 vjeç dhe luan me kombëtaren U-20.

Ai që është interesuar për talentin argjentinas është vetë trajneri Pep Guardiola, që i ka kërkuar klubit të monitorojë lojtarin. Barko ka një kontratë me Boka Juniors deri më 31 dhjetor 2024 dhe kostoja e tij është rreth 4 milionë euro.

“Valentin ka një kontratë me ne dhe nuk kemi marrë ende asnjë ofertë për të”, thanë drejtuesit e Boka Juniors.

Gjithsesi, Man. Siti ka hedhur grepat dhe pret ta mbyllë këtë transferim që në janarin e ardhshëm. Ideja e Sitit është që lojtari të luajë deri verën e ardhshme në ndonjë ekip të vogël në Premier Ligë ose në Championship, për të debutuar më pas me kampionet e Anglisë. Një lojtar që pritet të shpërthejë vitin tjetër

Show More

Related Articles

Back to top button