Studentët janë pë pa kënaqur nga qeraja e konvikteve studentore dhe të pakënaqurit me ushqimin falas me ç’rast paralajmërojnë protesta të mundshme.
Nga “Rezistenca studentore” thonë se qiraja mujore në konviktet e studentëve është rritur në 3.945 denarë, zhvlerësimi është 700 denarë, 500 denarë dokumentacioni me rastin e banimit dhe 300 denarë të tjera për atë që thonë se është kartë fiktive ushqimore e cila nuk përdoret fare.
Një nga skandalet më të mëdha para fillimit të vitit akademik është se studentëve në konvikte ANULOHET mëngjesi… Ministria e Arsimit në vend që t’u rritet shuma, u shkurton mëngjesin dhe u rrit me 30 për qind qiranë. “ thuhet në reagimin e tyre…
Për ushqimin e subvencionuar të studentëve, ata thonë se ende nuk kanë informacion se në cilat vende dhe në cilat objekte hoteliere mund të përdoret ky përfitim.