Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në programin e saj qeverisës për familje parasheh ndarjen e pesë mijë eurove për fëmijën e tretë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, gjatë prezantimit të programit të quajtur “Rruga e Re”, i cili përbëhet nga 100 projekte.