LajmeRajon

“Ligjet” miratojnë projekligjin për rikthimin e lojërave të fatit

Është miratuar në Komisionin për Çështjet Ligjore projektligji i qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit.

Më herët, ky projektligji u miratua edhe nga Komisioni i Ekonomisë.

Zëvendës ministrja e Financave, Vasilika Vjero shpjegoi se bastet do të jenë vetëm online nëpërmjet platformave elektronike dhe jo fizikisht.

Ajo theksoi tha gjatë fjalës së saj se ligji parashikon 10 licenca që do të përzgjidhen nga komisioni i licencimit në përputhje me kriteret përkatëse ndërsa përmendi edhe ndryshimet në nenin për detyrimet tatimore.

Zv.ministrja e Financave theksoi se licencimi do të jetë për një periudhë 10-vjeçare, tarifa e licencimit do të jetë në masën 400 milionë lekë dhe licencimi do të bëhet me konkurs nga një komision licencimi.

Pagesat s’do të bëhen me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit, por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.

Ndërsa drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë do të përdoren me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

“Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet. Këto baste që specifikohen se do të jenë vetëm online nuk do të kenë pika fizike por faqe internet, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar. Drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë do të përdoren me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve. Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës”, tha zv/ministrja Vasilika Vjero.

Show More

Related Articles

Back to top button