Prej sonte në mesnatës do të lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.
Sipas vendimit, benzina Eurosuper BS98 dhe vaji ekstra i lehtë do të lirohen për një denarë për litër, ndërkaq benzina Eurosuper BS95 dhe Eurodizeli për gjysmë denarë për litër.
Çmimet e reja:
Benzina Eurosuper BS95 – 108.5 denarë për litër
Benzina Eurosuper BS98 – 110.5 denarë për litër
Eurodizeli – 103.5 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 102 denarë për litër
Mazuti 53.727 denarë për kilogramë