LajmeMaqedoniRajon

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar

Ministri për Punë të Brendshme i Republikën së Kosovës, Xhelal Sveçla, dje ne mediat kosovare njoftoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të hapin pikat e përbashkëta të kalimit kufitar. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe në rritjen e miqësisë mes dy vendeve.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Sveçla.

Gjithashtu Sveçla sqaroi se me këtë nismë, pritet të krijohen pika të përbashkëta kufitare midis Jazhincës dhe Glloboçicës, si dhe midis Bllacës dhe Hanit të Elezit. Me çka do të jetë një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, njoftoi Sveçla.

Marrëveshja për pika të përbashkëta kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u realizua në prill të vitit 2023. Zëvendëskryeministrat e dy vendeve u takuan në një takim të veçantë dhe arritën një marrëveshje historike për krijimin e këtyre pikave të përbashkëta. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal në Ballkan.

Show More

Related Articles

Back to top button