Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri Edi Rama është takuar me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.
Në këtë takim kryeminisitri shoqërohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Rama u takua me tej edhe me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se me zyrtarin e lartë ka folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.
Rama ndodhet që prej datës 14 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria këtë muaj mban presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.
Nesër kreu i qeverisë shqiptare do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë që lidhet me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në sigurinë botërore. Në SHBA ndodhet edhe presidenti Bajram Begaj.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/868229008006095?ref=embed_post
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/868280884667574?ref=embed_post