LajmeRajon

Begaj pas takimit me Borrellin: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është garanci për sigurinë në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është garanci për sigurinë në rajon.

Begaj, mes tjerash theksoi se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

“E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor”.

“Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon”, shkroi Begaj.

Show More

Related Articles

Back to top button