Për Nikolla Gruevskin nuk do të ketë amnisti dhe ai do të arrestohet në momentin që do të hyjë në vend. Por nuk ka dyshim se Gruevski është ende lider i vërtetë i VMRO-DPMNE-së, dhe për këtë arsye Mickoski është kaq nervoz, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga atje thonë se politika e bllokadës së Mickoskit është vetëm një kopje e origjinalit dhe është e qartë se ka struktura në VMRO-DPMNE që nuk janë të kënaqura me të.
“Politika e tij kundër Evropës do të jetë katastrofike për partinë e tij dhe për veten e tij.
LSDM do të bëjë gjithçka dhe nuk do të lejojë që Mickoski e as dikush tjetër ta marrin peng vendin tonë. Së bashku me qytetarët dhe partitë politike pro-evropiane do të vazhdojmë të luftojmë për një Maqedoni evropiane derisa të arrijmë qëllimin shtetëror, anëtarësimin në BE”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.