LajmeRajon

Muja për Lajçak-un: Hoqi pikën 14, Kosova e ka bërë pjesën e saj, Serbia jo

Deputeti i Vetëvendosjes mbrojti në studion e Debatit në A2 CNN, qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me akuzat e këtij të fundit ndaj ndërmjetësit europian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili sipas tij favorizon Beogradin.

Armedin Muja tha se ka pak dallime mes draftit serb dhe atij të ndërmjetësit. Sipas tij nga 139 marrëveshjet, “Lajçak ka marrë një nga ato dhe vetëm pjesërisht duke hequr pikën 14 që i shkon në favor Kosovës dhe duke e bërë asociacionin në qendër”.

Sipas tij në Kosovë është mbushur kupa nga përpjekjet e ndërmjetësit. “Në Kosovë është mbushur kupa nga përpjekjet e ndërmjetësit, se vazhdimisht Kosovës i ofrohen udhërrëfyes, të themelojë asociacionin dhe pastaj të shohim dhe kjo ka degraduar nga ndërmjetësi i BE. As marrëveshja e 2013 nuk thoshte që asociacioni ishte në qendër. Pse nuk zbatohet pika 14 e marrëveshjes? Prisja që në Kosovë të dilnin edhe nga e djathta jonë dhe të thoshin pse nuk është listuar neni 4?”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me dialogun pas kësaj, Muja theksoi se nuk është qëllimi i dialogut ruajtja e dialogut, por bashkëpunimin, integri i dhe arritja e marrëveshjes.

“Ky dialog daton nga 8 shtatori 2010 dhe BE është bërë ndërmjetës pas rezolutës së Asamblesë së OKB. Kosova nuk ka opsionin të zgjedhë ndërmjetësit, por të mbrojë interesat. Nuk është qëllimi i dialogut ruajtja e dialogut. Qëllimi i dialogut është bashkëpunimi mes palëve, promovimi i integrimit europian dhe arritja e marrëveshjes që shkon në të mirë të njerëzve. Ajo që kemi parë është që kur Kosova tenton të avancojë në objektiva. Detyrë e Kosovës është të përgjigjet në çdo rast kur ndërmjetësi e fton, por t’i artikulojë qartë kur e shikon që dialogu po kushtëzohet mbi qëndrimet e Serbisë. Kemi tendencë të vetëfajësimit të vazhdueshëm. Studiot televizive e kanë bërë asociacionin në qendër”.

I pyetur për zgjedhjet në veri, deputeti i Vetëvendosjes theksoi se Kosova e ka bërë pjesën e saj, kurse Serbia jo, ndërsa pret nga ndërkombëtarët heqjen e masave ndëshkuese.

“Kosova po ushtron sovranitetin, zgjedhjet u pranuan ndërkombëtarisht dhe çdo gjë që është kërkuar nga Kosova është zbatuar. Masat janë të kthyeshme dhe presim që kjo të bëhet. Kosova ka ndërmarrë hapat e depërshkallëzimit, por pala serbe nuk e ka bërë këtë gjë. Në planin e sekuencimi nuk kishte hapa konkretë se kur do të pranohet Kosova në organizata, prandaj Kosova insiston që këto të jenë komponentë. Ndërmjetësi na thotë të zbatojmë asociacionin”.

Duke debatuar me të, kryeredaktori i Telegraf Muhamet Hajrullahu, tha se publiku në Kosovë nuk e ka të qartë sesi do të vazhdojë ky dialog, ndërsa janë 3 çështje pa përgjigje.

“Janë 3 çështje që publiku nuk ka përgjigje. Jam me ju për ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë, por publiku në Kosovë dhe unë nuk e kam të qartë sa do të vazhdojë ky dialog. Ky dialog po e lë Kosovën në stanjacion, jo ta avancojë Kosovën. As ka pasur njohje apo përfaqësim e aplikim në organizata. Unë do të doja të ishim anëtar i secilës organizatë rajonale dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa miqtë perëndimorë dhe këta miq nuk po e përkrahin Kosovën”.

Show More

Related Articles

Back to top button