Azir Aliu, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sot në Klubin e Deputetëve, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren Përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, njëkohësisht dhe Kryetare e Këshillit Nacional për Transformimin Digjital të Shoqërisë – Sllavica Gërkovska dhe me përfaqësuesit e Këshillit Nacional ku diskutuan për digjitalizimin dhe ligjin e sigurisë kibernetike dhe transformimin digjital i cili është hartuar dhe vendosur në ENER për konsultim publik.
,,Teknologjia është e ardhmja e zhvillimit ekonomik botëror. Misioni ynë është ta përdorim si instrument për mirëqeverisje dhe për të krijuar mundësi zhvillimi për gjeneratën e ardhshme.
Përmes krijimit të Agjencisë së Digjitalizimit, ne përcaktojmë vizionin dhe vullnetin tonë për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian, sepse Maqedonia e Veriut, ashtu si Evropa dhe e gjithë bota, po e përqafon këtë revolucion digjital duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset.
Duke i falenderuar të gjithë aktorët që kontribuan në hartimin e këtij ligji, bashkëpuntorët që na mbështesin në nismat tona për një qeverisje të mirë, dua t’ju ftoj të gjithëve të angazhohemi fuqishëm bashkërisht për një realizim të suksesshem të objektivave të këtij ligji dhe jo vetëm”, deklaroi ministri Aliu.