LajmeMaqedoni

“Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur”

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska realizoi takim me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe diasporës në Francëe Olivie Besht, i cili këto ditë është duke realizuar vizitë në rajon.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim është biseduar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse në vend me investime franceze në kapacitetet.

Lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, gjatë takimit nga ana e ministrit Besht është theksuar se “Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur, duke rikonfirmuar kështu mbështetjen e fuqishme franceze për integrimin evropian të vendit”, proces për të cilin, siç thuhet në kumtesë, ministrja Petrovska theksoi se përfaqëson një interes strategjik për vendin.

“Franca është një nga partnerët tanë më të mëdhenj në Bashkimin Evropian dhe shtet me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes, dëshmia më e mirë për të cilën është edhe blerja e sistemit francez të mbrojtjes kundërajrore”, theksoi ministrja Petrovska./TV21

Show More

Related Articles

Back to top button