LajmeMaqedoni

Aliu alarmon: Kemi mungesë të kapacitetit njerëzor në disa institucione, kanë ikur nga RMV

Nëse deri para disa vitesh flisnim për stërngarkim të administratës dhe administratorë që marrin pagë dhe qëndrojnë në shtëpi, nga ky vit ndryshon. Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu në “10 Minuta” në TV21 alarmoi për mungesë të kapacitetit njerëzor në disa institucione shtetëtore, përcjell Nistori.

Kjo sipas tij ndodh për dy arsye: Disa administatorë largohen nga sektori publik dhe shkojnë në sektorin privat – kjo për paga më të larta. Ndërkaq arsyeja e dytë largimi nga vendi.

 Aliu për Dejvid Gir: Realiteti është ky, e kemi marrë parasysh

“Edhe po të mos e thoshte ambasadori ne e dimë se realiteti është ky dhe kjo do të jetë një nga sfidat që e kemi marrë parasysh”.

Kësisoj ka nisur komentin e tij, ministri Aliu për deklaratën e ambasadorit të Bashkimit Europian në vend, Dejvid Gir ku thotë se “partitë përzihen në emërimet në institucionet shtetërore”.

Aliu tha se si një nga hapat e parë për ta tejkaluar këtë fenomen, është edhe ligji për top menaxhment, i cili parasheh që menaxherët e institucioneve shtetërore të zgjidhen në bazë të kapacitetit profesional, dhe jo ngjyrimit partiak.

“Jo rastësisht e përmenda Ligjin për top menaxhment dhe jo rastësisht e kemi sjell këtë ligj. Për herë të parë do të dihet se kush dhe në çfarë institucioni, si emërohet dhe si e menaxhon. Më besoni se ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm për optimizim dhe profesionalizim të institucioneve, pasi që ju kur do të keni një menaxher i cili është i kualifikuar për punën që e bën, ai mund të jetë i ngjyrosu partikisht, por të jetë profesionist në punën që e bën. Më besoni se do të keni rezultat pozitiv. Në këtë linjë edhe ambasadori Gir dhe ambasadorë të tjerë të BE, kërkojnë që shtetet në rajon, në këtë rast vendi ynë (Maqedonia e Veriut) të krijojë një linjë që do të dihet se kush do t’i krijojë politikat”, tha Aliu. /Nistori/

Show More

Related Articles

Back to top button