LajmeMaqedoni

RMV, ditari i ri elektronik në shkolla mund të vendoset në funskon gjysmëvjetorin e dytë

Gjatë gjysmës së dytë të këtij viti shkollor ose më së voni në fillim të vitit të ardhshëm do të funksionojë ditari i ri elektronik, të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e punon me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë akses në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht”, thonë nga MASh.

Tashmë janë zbatuar testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave.

Paralelishtë po zbatohen  edhe trajnimet për aplikimin e ditarit të ri elektronik,  ku të njejtit  janë vizituar deri më tani nga 40 administratorë të IT të shkollave, ku së pari do të pilotohet zgjidhja softuerike, si faza e dytë e procesit të testimit gjatë këtij viti shkollor. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë të gjithë administratorët e IT të shkollave.

Sistemi i ri do të aplikohet zyrtarisht në të gjitha shkollat, pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet e parapara në procesin e testimit dhe pas migrimit të të dhënave nga sistemi ekzistues në atë të ri. Këto pritshmëri, priten të ndodhin gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor aktual ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button