GostivarLajme

Komuna e Gostivarit vijon investimet në shkollën fillore “Forina”

Komuna e Gostivarit ka njoftuar se vijojnë investimet në shkollën fillore “Forina” në fshatin Forinë, nga ku pas përfundimit të fasadës së shkollës kanë vijuar me ndërrimin e dritareve të cilat përveç pamjes së bukur që do i dhurojnë shkollës në fjalë do të shërbejnë edhe në kursimin e energjisë elektrike.

Investimi vjen si rezultati i bashkëpunimit të Komunës së Gostivarit dhe Zyrës për Investime Kapitale pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Komuna e Gostivarit poashtu njofton se do të vazhdojnë me investime të tjera në arsim pasiqë ato janë investime për të ardhmen dhe i shohin si prioritet.

Njoftimi

Vijojnë investimet në shkollën fillore “Forina”

Pas përfundimit të fasadimit me efikasitet energjetik, në shkollën fillore “Forina” po bëhet zëvendësimi i dritareve të vjetra me të reja.

Fasada dhe dritaret e reja me efikasitet energjetik, përveç kursimit që do i sjellin shkollës, e bëjnë këtë objekt edhe me pamje estetike bashkëkohore.

Ky investim vjen si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Gostivarit dhe Zyrës për Investime Kapitale pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Investimet në arsim mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit për shkak se investimet në arsim janë investime për të ardhmen.

Show More

Related Articles

Back to top button