Në faqen e UEFA-s është hapur votimi për futbollistin e javës, ku mes tyre është edhe sulmuesi i kombëtares kuqezi, Ernest Muçi.
Ai u bë heroi i Legias së Varshavës, duke shënuar dy gola në minutën e 26-të dhe 51-të kundër Aston Vilës.
Tre rivalët e tij janë Kozulj (Zrinjski), Piotrovski (Ludogorets) dhe Ranieri (Fiorentina), ku të gjithë shënuan dopietë.