LajmeMaqedoni

“Nëse nuk punon TE-TO, do të kemi katastrofë në çmimet për ngrohje qendrore”/Bislimovski nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike

Nëse nuk punon TE-TO do të na ndodhë katastrofë e çmimeve me energjinë e ngrohjes në Shkup ndërsa ne nuk do ta lejojmë. Për këtë nuk do të marrim vendim për çmimin derisa nuk sigurohemi se do të vendoset tubacioni në urën Bellasica, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Theksoi se nëse nuk merret vendim do të vazhdojë të vlejë çmimi për ngrohje qendrore. 

“Në Qytetin e Shkupit dhe në EMV ka njerëz të mençur dhe vlerëson se do të dakordohen”, tha Bislimoski dhe shtoi se është logjike që ai që është pronar i urës t’i japë leje EMV distribucioni i ngrohjes që t’i vendosë gypat të cilët tashmë janë sjellë aty”.

Bislimoski nuk pret që të shtrenjtohet rryma të cilën e paguajnë qytetarët për mbetje komunale pasi KRRE ta marrë detyrimin i cili e përcakton çmimin e këtij shërbimi komunal në të gjitha komunat në shtet.

Nuk pret as që në mënyrë drastike të shtrenjtohet rryma gjatë sezonit të ngrohjes në bursa dhe thekson se te ne do të varet nga çmimi të cilin do ta ofrojë EMV në tenderin e EVN Houm.

Show More

Related Articles

Back to top button