LajmeRajon

Zyrtari i BE-së: Masat largohen pasi Qeveria të veprojë në përputhje me rekomandimet tona

“Sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të veprojë për shtensionim të situatës në veri, në përputhje me rekomandimin e BE-së”, ka deklaruar zyrtari i BE-së, Alessandro Biancardi

Zëvendësshefi i seksionit për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Alessandro Biancardi ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të veprojë për shtensionim të situatës në veri, në përputhje me rekomandimin e BE-së.

Ai në konferencën e Ministrisë së Ekonomisë, me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës.

“Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në shtensionimin në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën”, ka theksuar Biancardi.

Ai ka thënë se do të theksojë se ky është një hap i kthyeshëm dhe se shkalla e plotë e ndihmës financiare dhe angazhimit politik të BE-së për Kosovën do të rifillojë sapo qeveria të veprojë në përputhje me rekomandimin e BE-së për shtensionim të situatës në veri.

“Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t’i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së”, ka vijuar ai./kpress/

Show More

Related Articles

Back to top button