BotaLajmeRajon

Serbia e Rusia bashkë, Daçiq takohet me Lavrovin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Gjatë takimit, Daçiq e Lavrov folën për marrëdhëniet mes Serbisë e Rusisë, por edhe për sfidat e tjera.

“Ministri i Jashtëm Daçiq shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Rusisë dhe mbështetjen parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme serbe.

Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë pas invazionit të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Show More

Related Articles

Back to top button