LajmeMaqedoni

Taravari: 20% nga Kushtetuta do ta heqim sipas nenit për etnitë që përmban propozimi franko-gjerman

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se partia që ai drejton nuk ka hequr dorë nga largimi i 20% nga Kushtetuta. Në emisionin “Politica” në televizionin Globi, ai shpjegoi se si do të realizojnë këtë premtim.

Kjo do të ndodh kur të votohet për ndryshimet kushtetuese sipas nenit që përmbanë propozimi franko-gjerman për etnitë, tha ai.

 “Ne vazhdojmë të qendrojmë që të tërhiqet 20 % – shi. Këtë e kemi thënë para 4-5 vitesh kur e kishim Marrëveshjen e Prespës dhe vazhdojmë të qendrojmë. Fatkeqësisht, asnjë parti politike nuk ka qenë e vëmendshme kur u votuan korniza apo propozimi franko-gjerman në Kuvend. Aty përcaktohet se duhet të bisedohet vetëm për nenin për etnitë. Ne si ASH tash e kemi analizuar dhe kemi strategjinë tonë se si do të veprojmë gjatë votimit të ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Taravari ishte i rezervuar për të dhënë më shumë detaje rreth strategjisë së tyre që e njejta mos kopjohet, tha ai, nga subjektet e tjera politike shqiptare.

“Jo, nuk mund ta tregojmë strategjinë pasi jam garant se edhe 9 partitë e tjera shqiptare do të dalin me të njejtën strategji. Do e lejm si sekret, por do e shohim si do veprojmë”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së./TvGlobi

Show More

Related Articles

Back to top button