LajmeRajon

Lajçak e njofton nënsekretarin e OKB-së për zhvillimet në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka takuar në New York nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka njoftuar se e ka njoftuar Lacroix me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tutje ka bërë të ditur se bashkë kanë folur edhe mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor.

Pas takimit të 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, janë drejtuar kritika në adresë të Lajçakut.

Kurti e ka akuzuar atë për njëanshmëri dhe sinkronizim të qëndrimeve me Serbinë.

Ndërkaq të tilla qëndrime i kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë deklaruar se i besojnë Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin e dialogut.

Show More

Related Articles

Back to top button