LajmeMaqedoni

Opozita shqiptare: BE-ja reagon, ndërsa Ali Ahmeti neglizhon dhe nënçmon. Kjo është situata reale që del nga ndryshimet në Kodin Penal

Të nderuar qytetarë, jemi sot këtu para Misionit të Bashkimit Europian në Shkup për të dëshmuar edhe në mënyrë simbolike se i mbështesim qëndrimet e BE-së kundrejt skandalit të fundit me miratimin e Kodit Penal.
Tashmë nuk është aspak e nevojshme të komentojmë e të shpjegojmë ne për të konstatuar se kush po e keqpërdor “Europën”. Është vetë ambasadori i BE-së ai që ka deklaruar se Komisioni Evropian ka reaguar për përdorimin e flamurit të BE-së për ndryshimet në Kodin Penal dhe se BE-ja e konsideron të papërshtatshme këtë, duke shpjeguar se kjo është një çështje që kërkon diskutim, aq më shumë që këto ndryshime janë rrezik për shtetin e së drejtës përderisa e hapin rrugën e rritjes së mosndëshkimit.
Megjithatë, si kundërpërgjigje për Brukselin, është deklarata e Ali Ahmetit para disa ditëve kur tha se “edhe Brukseli edhe Uashingtoni, kur të hyjnë në analizë më të thellë, do t’i kuptojnë arsyet. Jemi në proces screening-u dhe ndryshimet në drejtësi janë një prioritet”. Kjo përgjigje e tij jo vetëm që e fyen inteligjencën e qytetarëve dhe inteligjencën e Komisionit Evropian, por zbulon se keqpërdorimi është bërë kryefjala i këtij subjekti.
Për faktin se është keqpërdorur flamuri Eropain nuk jemi aspak të çuditur. Ne tashmë jemi mësuar që të keqpërdoren flamujt në realizimin e qëllimeve të tyre dhe kjo ndodh për dekada me radhë. Ata e keqpërdorën flamurin shqiptar për të manipuluar me shqiptarët se e duan interesin e tyre, siç ishte edhe manipulimi me idenë e kryeministrit shqiptar, që tash të deklarojnë se ka mbaruar koha e patriotizmit, për të kaluar pastaj në ndryshimet në Kodin Penal, sepse kjo qenka e nevojshme për reformat në drejtësi dhe këtë na e kërkuaka BE-ja. E tash kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë se “mos u shqetësoni, sepse BE-ja e SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodim Penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim”. Ofendim më të madh BE-së dhe SHBA-së, në këto 20 vjetët e fundit, nuk u ka bërë askush.
Sidoqoftë, vërtet ky shpjegim nxit shumë pyetje. Për shembull, cilat ministra të Ahmetit e të kësaj qeverie janë më të mirë në analizën se çka është e mirë për drejtësinë sesa ekspertët e BE-së nëse vërtet janë aq të mirë për t’i vlerësuar ndryshimet e nevojshme? Ku ishin ata për 20 vjet që e lanë të çalojë në këtë mënyrë drejtësia në vend? Cili flamur e ka radhën të manipulohet? A është koha që Europa të marrë leksione nga “ekspertët” e LDSM-së, BDI-së dhe ASH-së analizat në sistemin e drejtësisë? Edhe sa ndryshime jorelevante do të bëhen nën flamurin europian?
Këto janë pyetje që mbase “eksperti i integrimit europian”, z. Ali Ahmeti, mund të përgjigjet në ditët në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button