Përmes formës elektronike, nxënësit e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë deri më 30 shtator për të vazhduar bursat, nëse i plotësojnë kushtet, transmeton Top24
“Nxënësit të cilët nuk do të veprojnë në pajtueshmëri me këtë drejtim, ku njëkohësisht është shënuar edhe në marrëveshjen që shfrytëzuesit e bursave e kanë nënshkruar me MASH-in, konsiderohet se heqin dorë nga e drejta e tyre”, alarmoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Gjatë aplikimit në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk ata duhet të bashkëngjitin edhe vërtetimin që janë nxënës të rregull në vitin shkollor 2023/24. Nxënësit mund të kërkojnë ndihmë në adresën ucenicki.stipendii@mon.gov.mk.