Prokuroria Publike ka ngritur akuzë për “mashtrim” kundër infermieres nga Klinika e onkologjisë e cila ka vjedhur citostatikë. E dyshuara nuk është e kapshme për organet e rendit.
“Prokuroria Publike kundër saj ka ngritur dy aktakuza për vepra penale – “mashtrim” në shërbim nga neni 354 nga Kodi penal. Gjatë procedurës së mëparshme, Prokuroria ka ofruar prova se e akuzuara, me qëllim të përfitimit të të paligjshëm për vete, ka përvetësuar një numër të madh të ampulave me qëllime të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 59.760 denarëve që i janë besuar në shërbim. Ampulat i ka nxjerrë nga vendi i punës, e më pas i ka lënë në veturë me qëllim që t’ia dorëzojë një personi tjetër”, sqarojnë nga Prokuroria.
Drejtoresha mjekësore e Klinikës universitare për onkologji dhe radioterapi, Violeta Klisarovska në fillim të këtij muaji informoi se infermierja është kapur në tentim të përsëritur për vjedhje dhe se është dëbuar nga puna.
Në pyetjen e gazetarëve se çfarë kompetencash kishte e pushuara nga puna, drejtoresha u përgjigj se ajo ishte infermiere në spitalin ditor dhe nuk ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me përgatitjen e ilaçeve. Top24