GostivarLajme

Qendra Rinore dhe e Komunitetit – YCC Gostivar shënoi pesë vjetorin e themelimit

Kjo qendër fillimisht mori formë brenda ideve të Shoqatës për avancimin e Demokracisë – Democracy Lab dhe u themelua 5 vite më parë falë vizionit, këmbënguljes dhe punës së palodhur të stafit në kuadër të kësaj shoqate. E për ta kthyer këtë ide në realitet morëm mbështetjen e pakursyer nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Komuna e Gostivarit.

Gjatë 5 viteve të fundit, Qendra Rinore dhe e Komunitetit – YCC Gostivar ka qenë një fener shprese, zhvillimi dhe uniteti në komunitetin tonë. Ne kemi punuar në mënyrë të palodhshme për të fuqizuar rininë tonë, për të krijuar lidhje dhe për të krijuar ndryshime pozitive të qëndrueshme. Kjo arritje është një dëshmi e mbështetjes dhe përkushtimit të palëkundur të anëtarëve, partnerëve dhe vullnetarëve tanë të komunitetit.

Kjo qendër multifunksionale është e hapur çdo ditë për të gjithë qytetarët, shoqatat, studentët e me theks të veçantë për të rinjtë e qytetit. Këto hapësira jepen në shërbim edhe për aktivitete të tjera qytetare janë një resurs i paçmueshëm për shoqërinë civile.

Në këto 5 vite të funksionimit të saj, YCC Gostivar ka pasur mbi 16.000 vizitorë, ka organizuar dhe pritur më shumë se 450 ngjarje, ka 10 programe aktive të edukimit joformal për të rinjtë dhe ka realizuar 11 projekte të mbështetura nga donatorë dhe organizata ndërkombëtare, kryesisht në mbështetje të të rinjve zhvillimin dhe pjesëmarrjen dhe aktivizmin qytetar.

Show More

Related Articles

Back to top button