Rajon

Sot mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjakun

Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.

Mbledhja do të mbahet sot, në amfiteatrin e Biblotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Pristhinës, nga ora 12:30.


Sot varroset polici Afrim Bunjaku

Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri të vendit, do të varroset sot nga ora 16:00.

Ai do të varroset në varrezat e fshatit Samadrexhë, sipas faqes së këtij fshati në “Facebook”.

“Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku. I njoftojmë të gjithë bashkëvendësit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendësi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e faqës të publikuar mbrëmë.

Show More

Related Articles

Back to top button